Prindon Sadriu, burri i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu gjatë kohës sa ka qenë duke punuar në Ambasadën e Kosovës në Shkup është kanosur nga një zyrtar i ambasadës, i cili me dekret të presidentes është shkarkuar nga detyra.

Burime të Telegrafit bëjnë me dije se pas kthimit në Prishtinë, Sadriu rastin e ka paraqitur në Policinë e Kosovës.

Në bazë të deklaratave, prokurori i rastit këtë rast e ka kualifikuar si “kanosje”.

Ndryshe, Sadriu udhëheq me Ambasadën e Kosovës në Shkup pas shkarkimit të ambasadorit Gjergj Dedaj, i cili fillimisht kishte thënë se nuk do ta pranojë këtë vendim,.

Më vonë i njëjti tha se është institucionalist dhe do ta respektojë vendimin.

Telegrafi ka kontaktuar edhe Prokurorinë për të marr informacione dhe do t’ju mbajë të informuar. /Telegrafi/