Chelsea pritet të largojë Kepa Arrizabalag në fund të këtij edicioni.
Portieri spanjoll ka dështuar të tregojë vetën në këtë edicion dhe Frank Lampard e dëshiron shitjen e tij.
Sipas asaj që raporton Daily Mirror, strategu anglez ka kërkuar nga bordi i klubit që të transferohet Jan Oblaku i Atletico Madridit.
Portieri slloven është njëri ndër më të mirët në botë dhe Chelsea ka kohë që ka hedhur shikimin nga ai.
Klubi londinez është i gatshëm që të ofrojë Kepan dhe 30 milionë euro te Rojiblancos, për t’i marrë shërbimet e Oblakut.
Në listën e tyre është edhe Nick Pope i Burnley, që duket një marrëveshje më lehtë e realizueshme.
Chelsea transferoi Kepan nga Athletic Bilabo në verën e vitit 2018 për shumën rekorde 80 milionë euro, mirëpo që nga atëherë nuk ka arritur të tregojë se vlen aq. /Telegrafi/