LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarja amerikane, Kalie Shorr rezulton pozitive me COVID-19

Këngëtarja amerikane, Kalie Shorr rezulton pozitive me COVID-19
Kalie Shorr (Foto: Jason Kempin/Getty Images)

Një person tjetër i famshëm ka njoftuar se është duke luftuar me virusin COVID-19 dhe këtë herë është artistja amerikane, Kalie Shorr.

Ylli 25-vjeçar mori rrjetin social, Twitter të hënën për të diskutuar rreth diagnozës së saj.


“Megjithëse u vetë-izolova për tre javë, unë arrita të kontraktoja COVID 19”, deklaroi Shorr. “Ndihem ndjeshëm më mirë, por kjo është e rrezikshme dhe ngjitëse. Është padyshim zhgënjyese të shohësh njerëz që nuk e marrin seriozisht këtë”.

Kalie Shorr (Foto: Jason Kempin/Getty Images)

Në një postim të veçantë, këngëtarja e hitit “Lullaby” shpjegoi se me çfarë ishte përballur në fazat e hershme të virusit.

“Ditët e para ishin absolutisht të mërzitshme. Asnjëherë nuk jam ndjerë kështu më parë”, shpjegoi Shorr.

“I gjithë trupi im ishte në dhembje, kam humbur plotësisht ndjenjën time të shijes dhe erës”.

Kalie Shorr (Foto: Jason Kempin/Getty Images)

Shorr njëherësh bashkohet me një listë të të famshmëve që janë prekur nga coronavirusi, përfshirë Tom Hanks, Rita Wilson dhe Idris Elba. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori