LAJMI I FUNDIT:

Këngëtari i “Into the Night”, Benny Mardones vdes në moshën 73-vjeçare

Këngëtari i “Into the Night”, Benny Mardones vdes në moshën 73-vjeçare
Benny Mardones (Foto: Getty Images/Guliver)

Benny Mardones, muzikanti që njihet më shumë për hitin e tij në vitin 1980 “Into the Night”, ka vdekur pas një beteje 20 vjeçare me sëmundjen e Parkinsonit.

Ai ishte 73-vjeçar.

Vdekja e këngëtarit u konfirmua në ‘Billboard’ nga shoku i tij i ngushtë, Joel Diamond, i cili theksoi se ai vdiq në shtëpinë e tij në Menifee, Kaliforni.

Benny Mardones (Foto: Getty Images/Guliver)

Variety raportoi se ai ishte një vendas i Cleveland dhe u rrit në periferi të Baltimore.

Ai punoi si tekstshkrues përpara se të bëhej artist, ndërkohë që albumin e parë “Thank God for Girls” e publikoi në vitin 1978.

Sidoqoftë, famën e madhe e arriti me lansimin e albumit “Never Run, Never Hide”, pjesë e të cilit ishte edhe hitit “Into the night”.

Balada e këngëtarit u ngjit në numrin 20 dhe arriti në 11 në ‘Hot 100’ të Billboard dy herë brenda një periudhe 10-vjeçare.

Burimi thekson gjithashtu se Benny hyri në shërim për abuzim të substancave në mesin e viteve 1980.

“Kur isha i varur nga droga, Siracuse hapi krahët për mua”, ka thënë ai në vitin 2017. “Kjo më dha jetën time përsëri. Radiot asokohe i interpretuan këngët e mia”.

Në vitin 2000, Mardones u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit, por vazhdoi të performonte rregullisht deri në mesin e vitit 2010.

Ai ka lënë pas gruan e tij, djalin Michael dhe motrën Louise. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Seriali

Seriali "The Gentlemen" është një sensacion në internet, por shikuesit janë të bezdisur vetëm nga një detaj i tij

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Kalo në kategori