Site icon Telegrafi

Kënga që Liam Payne incizoi para vdekjes nuk do të publikohet më 1 nëntor

Kënga që Liam Piane incizoi para vdekjes nuk do të publikohet këtë të premte pasi vendimi u anulua.

Sam Pounds, një këngëtar dhe kompozitor amerikan që bashkëpunoi me yllin e One Direction në “Do No Wrong”, kishte thënë më parë në rrjetet sociale se kënga do të lansohej më 1 nëntor.

Por, tani publikimi i këngës që përmban vokale nga Payne është shtyrë sepse sipas tij “nuk është ende koha”, tha ylli i Karolinës së Veriut.

“Sot vendosa që të shtyjë publikimin e këngës dhe t’ua lë lirinë të anëtarëve të familjes. Dua që të gjitha proceset t’i shkojnë bamirësisë ose sipas zgjedhjes së tyre”, shkroi Pounds në X.

“Ndonëse e duam të gjithë këngën, nuk është ende koha. Ende po vajtojmë vdekjen e Liamit dhe dua që familja të mbaj zi në paqe dhe lutje. Do të presim të gjithë”, shtoi kompozitori. /Telegrafi/

Exit mobile version