Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati, ka paralajmëruar se do të lansojë një këngë në gjuhën italiane.
Ky do të jetë projekti i parë për të, ndërsa ka zbuluar se do të publikohet më 1 korrik.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, ajo ka prezantuar një pjesë të videoklipit dhe pak nga ajo se si do të duket.
“Caramel, kënga ime e parë në gjuhën italiane do të lansohet më 1 korrik”, tha ajo.
“Kjo është duke ndodhur dhe mezi po pres të ju tregoj më shumë këto ditë”, vazhdon postimi i artistes së njohur.
Të shumta kanë qenë reagimet që ka marrë në hapësirën për komente, fansat e së cilës besojnë se do të pëlqehet nga publiku.
Ronela theksojmë që sivjet ka qenë prej muajsh në Itali për shkak se përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2022” – eventi i së cilit u mbajt po në atë vend. /Telegrafi/