Site icon Telegrafi

Kendall Jenner kërkon urdhër ndalimi për një person që tentoi ta vriste atë

Kendall Jenner (Foto: Getty Images)

Kendall Jenner thuhet se ka dhënë një urdhër ndalimi për një person që pretendohet të ketë udhëtuar në SHBA për ta vrarë atë.

TMZ raporton se ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, 25 vjeçe, ka qenë e suksesshme në përpjekjet për të marrë urdhrin e ndalimit të përkohshëm kundër një 24 vjeçari të quajtur Malik Bowker.

Ylli thuhet se bëri kërkesë për urdhrin e ndalimit pasi u informua nga një detektiv i LAPD se Malik planifikoi ta vrasë atë.

Kendall Jenner (Foto: Getty Images)

I njëjti tani duhet të qëndrojë larg modeles gjatë tërë kohës.

Sipas dokumenteve ligjore të marra nga TMZ, oficerët i kishin thënë Kendall rreth planit të Malik për të blerë një armë zjarri të paligjshme për ta qëlluar atë dhe më pas veten.

Dokumentet thanë se Jenner u informua nga policia se Malik është përkohësisht në repartin psikiatrik të një spitali në Los Angeles.

Kendall Jenner (Foto: Getty Images)

Ata megjithatë paralajmëruan se ai së shpejti mund të lirohet.

Kendall deklaroi se nuk e ka takuar Malikun më parë, por është e tmerruar që ai do të përpiqet ta lëndojë atë nëse lirohet nga spitali.

Ajo pretendon se kërcënimet e pretenduara po i shkaktojnë stres të rëndë emocional dhe ankth. /Telegrafi/

Kendall Jenner (Foto: Getty Images)
Exit mobile version