Gazetat zvicerane kanë shkruar sot për lidhjet e partisë “Fjala” me Këshillin Qendror Islamik në Zvicër (IZRS). Aty u tha edhe se motra e kandidatit për deputet nga Partia “Fjala”, Isak Sinani, është bashkëshortja e dytë e kryetarit të IZRS-së, Nicolas Blancho.
Blancho është një nga figurat më të përfolura në Zvicër, të cilit autoritetet ia kishin ndaluar aktivitetet publike të organizatës IZRS me pretendimin se përhap ide ekstremiste.
Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, mohon lidhjet me Blanchon.
“Për shkak të lidhjeve familjare, nuk mund të lidhet partia”, ka thënë ai për Insajderin, duke shtuar se zyrtarisht e kishte refuzuar një ftesë të IZRS-së. “Bile para dy viteve jam ftuar në cilësinë e politikanit në një takim që i mbajnë ata (IZRS), por nuk kam shkuar. Kurrfarë lidhje nuk kam me atë organizatë”.