LAJMI I FUNDIT:

Kelly: Kurrë s’do të mendoj se jam seksi (Foto)

Kelly: Kurrë s’do të mendoj se jam seksi (Foto)

Kelly Osbourne ka arritur që të largojë kilogramët pas përpjekjeve të shumta, ndërsa figurën e saj e ka treguar gjatë pozimit për Cosmopolitan Body.

Megjithatë, vajza e rokerit legjendar, Ozzy Osbourne, edhe më tej nuk e ka fituar vetëbesimin e duhur për dukjen e saj.

“Asnjëherë nuk do të mendoj për veten se jam seksi. Nuk dua të jem. Por jam mësuar që ta respektoj veten dhe ta dua, diçka të cilën nuk kam qenë e aftë ta bëj në të kaluarën”, ka deklaruar 28-vjeçarja. /Telegrafi/