LAJMI I FUNDIT:

KEK nuk ka marr vendim për rivitalizim të bllokut A2

KEK nuk ka marr vendim për rivitalizim të bllokut A2

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka sqaruar se ka patur perceptime me efekte të gabuara rreth çështjes së njësisë A2 të Termocentralit "Kosova A". Korporata nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me riaktivizimin eventual të kësaj njësie prej se ka dështuar tenderi herën e fundit.

“KEK analizon çdo situatë apo proces që ndikon në rritjen e kualitetit të shërbimeve me kosto të përballueshme për konsumatorin. Por, vendimet që merr korporata janë gjithmonë në përputhje me strategjinë e energjisë të aprovuar nga Qeveria dhe Kuvendi si dhe në dakordim me aksionarin dhe palët e interesit që ndërlidhen me zhvillimet energjetike në vend”.

Po ashtu ne sqarim theksohet se KEK-u i kushton gjithashtu kujdes të veçantë çështjeve ambientale dhe është i përkushtuar qe të gjitha veprimet dhe resurset t’i angazhojë në atë drejtim.


"Aalizimi i situatave rreth një projekti të caktuar nuk nënkupton assesi që ai projekt do të realizohet. Andaj, KEK ka kujdes të veçantë në veprimet që ndërmerr", theksohet në sqarimin e KEK-ut.

Në këtë situatë KEK thekson se nuk ka vend për ndonjë shqetësim, sepse për fatin e çfarëdo investimi do të vendoset në përputhje të plotë me të gjitha normat ndërkombëtare ambientaliste, veçanërisht ato të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/