Keisi Medini është bukuroshja që i është bashkuar mbrëmë (e martë) shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Ajo tashmë njihet si vajza e këngëtarit Sabiani, por edhe për disa projekte që ka realizuar.
Në klipin prezantues, biondja theksoi se është futur në BBVA për të treguar se nuk është vetëm e bukur.
Foto: Screenshot/Instagram
“Në Big Brother do të futem për të treguar se nuk jam vetëm e bukur”, u shpreh ajo.
Sa i përket banorëve, më simpatike e cilësoi Kiara Titon, kurse nga meshkujt nuk kishte ndonjë të preferuar.
Medini në fund të videos theksoi se kur merr përsipër një aventurë dëshiron ta çojë deri në fund.
Foto: Screenshot/Instagram
“Ajo çfarë kam më ndryshe nga personazhet aty brenda, diçka që e nisi e çoi deri në fund”, vazhdoi tutje ajo.
Veç Keisit, në shtëpi është futur gazetari Bledi Mane si dhe aktori i humorit, Tan Brahimi. /Telegrafi/
View this post on Instagram