Marrëdhënia mes Keit dhe Lupçes është shumë e komplikuar, prej ditëve të para në Big Brother ata kanë pasur fërkime të shpeshta mes tyre.
Pas një muaji qëndrim në shtëpinë e Big Brother, edhe pse mendimet për njëri-tjetrin nuk kanë ndryshuar shumë, ata janë ambientuar me njëri-tjetrin dhe bëjnë edhe shaka të ndryshme.
Por mbrëmë e kanë tepruar me miqësinë e tyre duke u puthur në buzë, dhe jo një herë, dy herë, sepse herën e parë nuk e pa Armela.
Kei një javë më parë, në dasmën e Ademit me Ejonën, puthi në buzë edhe Katerinën, e cila edhe pse ishte një shtytje për puthjen e dytë të Lupçes, jep shenja mërzitej.
https://youtu.be/TQVlxSYdnLU