Bashkimi Evropian është duke përgatitur një paketë të re për të mbështetur punonjësit që të mos pushohen nga puna brenda bllokut. Komisioni Evropian ka propozuar dje një iniciativë të re lehtësuese prej 100 miliardë eurosh që do të sigurojë kredi për vendet anëtare që kanë nevojë për fonde për të mbështetur vendet e punës.

Komisioni planifikon të përdorë vlerësimin e fortë të kredisë së Bashkimit Evropian për të hyrë në tregjet financiare dhe më pas për t’i dhënë hua fonde vendeve anëtare, përcjell Telegrafi.

Programi ka për qëllim të inkurajojë kompanitë të zvogëlojnë orët e punëtorëve, në vend që t’i pushojnë ata plotësisht, një model i përdorur në Gjermani, kështu punëtorët do të mund të paguheshin edhe për orët që nuk punonin.

“Në këtë krizë Coronavirusi, vetëm përgjigjet më të forta do të bëjnë që ta kalojmë ta gjithën. Ne jemi në dispozicion me gjithë buxhetin e BE-së, për të adresuar problemin”, tha presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen në një deklaratë.

Sipas Komisionit, huatë do të garantoheshin nga vendet anëtare dhe do të drejtohen atje ku ato janë më të nevojshme, por masa ende kërkon miratim nga 27 anëtarët e bllokut. /Telegrafi/