Site icon Telegrafi

“KB Besën e largoi Gazmend Muhaxheri, jo Erolld Belegu”

Kjo është deklarata e plotë dhe origjinale e Elshanit:

“Ketu ska asnje faj z.Erolld Belegu eshte diqka tjeter problemi I tij me mua por Erolldi ska faj qe klubi yne u perjashtu sepse komuna se ndimoj financiarisht klubin tone asnje cent qe nga Ardhja e z.Muhaxherit,qe nga Ardhja e tij kryetar KB BESA ka marr vetem teposhtëzen kishte premtuar prioritete per djemt e ri te Beses por ato nuk ndodhën kurr.

Prej se ka ardhur z. Muhaxheri une veç me para te miat e kam mbajtur klubin. Nuk me ka ndihmuar askush perveq Heinekenit. Komuna kishte obligime ndaj nesh, por s’na beri asnjë ndihmese.

Fatkeqsia ma e madhe e KB BESA eshte largimi i Dr Berishës nga Komuna ai ka qene me meritori per sukseset e Beses me kujohet vitin e kaluar FBK-JA na perjashtoj z.Muhaxherit nuk I interesonte kjo pune Dr. ALI Berisha ani pse nuk ishte Kryetar reagoi bisedoi me krerët e fbk dhe na u mundesua rikthimi.

Mendoj se ky perjashtim do te na mbush mend si dhe do te kthehem fuqishëm dhe nuk do te bejmë gabime as me federaten por nderkohë deri vitin tjeter do ti vie momenti Gazmendit me shku shpi dhe ishalla Pejes i vie nje kryetar vetem sa gjysme e Dr Berishës dhe ne do te vazhdojmë tutje. Ne do te hapim nje shkoll basketbolli ku do te punojmë me kta djem te ri dhe pastaj ne Marsin 2016 do fillojm pergatitjet per kthimin ton ne gara". /zeri/
 

Exit mobile version