Ky është momenti kur një djalë 4-vjeçar futet tinëzisht në dhomën e vëllait të tij të vogël, të cilin e inkurajon të del nga shtrati në mënyrë që të mund të luajnë bashkë.
Pamjet janë realizuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet Yaakov Hal duke bindur vëllain e tij dy-vjeç Elisha që të ngjitet në rrethojën e shtratin dhe më pas të del jashtë, transmeton Telegrafi.
Madje i premton se do ta ndihmojë duke e pritur që të mos rrëzohet, derisa zbret nga shtrati i tij. Kështu edhe vepron i vogëli.
Në momentin që bashkohen Yaakov dëgjohet duke i thënë vëllait: “derisa jemi bashkë, asgjë nuk mund të na ndalë”.
E ëma e djemve, Tiffany Ashley Hal, 32-vjeçe, kishte shikuar kamerat, pasi kishte dëgjuar dikush duke folur në dhomën e gjumit dhe mbeti e habitur kur pa Elishan duke zbritur nga shtrati.
Bëhet fjalë për vogëlushët nga Toronto, Kanada që sipas të ëmës së tyre janë frymëzuar nga filmi i fundit i Super Mario Bros, i cili vazhdimisht përsërit thënien “së bashku asgjë nuk mund të na ndalë”. /Telegrafi/