LAJMI I FUNDIT:

Katër të vdekur dhe 57 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Katër të vdekur dhe 57 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 57 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali rajonal Prizren dhe 1 rast nga spitali rajonal Pejë).


Numri total i rasteve pozitive është 14.939 raste nga 60.913 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 611 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 137 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.325 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.003.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 16 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Kamenicë dhe Kaçanik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori