Chelsea mund të detyrohet të luajë larg Stamford Bridge për katër vitet e ardhshme si pjesë e planeve të tyre për të ndërtuar një stadium të ri.
Siç zbulohet nga Sportsmail, vendet e mundshme të përkohshme për Blues përfshijnë Craven Cottage, Twickenham, London Stadium ose Wembley.
Ekziston mundësia që Chelsea të luajë shumicën e ndeshjeve të ligës në Craven Cottage, me disa nga ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës Premier të luhen edhe në Twickenham.
Klubit ende i duhet të kapërcejë disa pengesa nëse planet e tyre për të ndërtuar një terren të ri në Stamford Bridge do të realizohen.
Stadiumi, i cili mund të ketë një kapacitet prej 60,000 ulësesh ka të ngjarë të kushtojë deri në dy miliardë euro.
Chelsea synon të blejë një pronë afër Stamford Bridge, për të zgjeruar kapacitetin e tij, por raportohet se nëse kjo ide nuk kalon, mund të zgjerohet në hapësirat aktuale. /Telegrafi/