Ngjyra e kafenjtë përfundimisht është hit i vjeshtës
Krahas nuancës së popullarizuar ngjyrë çokollate, në trend janë edhe nuanca e kuqe atraktive, e arta në të kafenjtë dhe nuanca ngjyrë bakri, si simbole kolorite të fuqishme vjeshte, transmeton Telegrafi.
Tonet vjeshtore sjellin bollëk pigmentesh, andaj ju propozojmë nuancat me të cilat nuk do të gaboni.
Ngjyra e çokollatës
Njëra ndër nuancat të cilat janë hit i kësaj vjeshte është edhe ngjyra çokollatë në të kafenjtë, ngjyrë e ngrohtë e cila u rri mirë zeshkaneve, por edhe biondeve, qoftë kur është fjala për xhufkat apo për ngjyrën e plotë.
E kuqja e zjarrtë
Kjo ngjyrë u rri shkëlqyeshëm damave të cilat kanë flokë natyrale më të errët, ndërsa biondeve më shumë u rri varianti më i butë në tonin e dredhëzës.
Ngjyra e artë në të kafenjtë
Nuanca më e butë në xhufka në mënyrë të papërballueshme na kujton verën dhe na kthen në ditët më të ngrohta plot me rreze dielli.
Nuanca ngjyrë bakri
Fjala është për nuancën e butë e cila sjell dukje të shëndetshme dhe vëllim. Biondeve dhe përgjithësisht damave me ngjyrë të shndritshme të flokëve u rri shkëlqyeshëm nuanca e butë rozë, pastele në kombinim me xhufkat ngjyrë kajsie.
/Telegrafi/