Site icon Telegrafi

Katastrofë për Vëllaznimin

Futbollistët e kësaj skuadre kanë bojkotuar stërvitjet, shkaku i mos marrjes së pagave. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga ndërrimi i kryesisë, asgjë pozitive nuk ka lëvizur në këtë drejtim.

Futbollistët e ekipit gjakovar ende po përballen me probleme të njëjta dhe si duket janë lodhur me premtimet e parealizuar nga ana e personave përgjegjës për këtë çështje, andaj kanë vendosu t’i bojkotojnë stërvitjet, si shenjë mos kënaqësie. Lajmin e kanë konfirmuar për KosovaLive,burime të sigurta brenda klubit.

Ani pse ekipi ‘kuqezi’ fitoi në fundjavë ndaj skuadrës se Ballkanit në xhiron e dytë, lojtarët e Vëllaznimit nuk kanë më motiv të vazhdojnë të luajnë dhe të stërvitin pa marrjen e pagave. Ata që nga e hëna nuk kanë dalë të kryejnë fazën e stërvitjeve.

Pagat të cilat marrin futbollistët në Kosovë janë minimale, e për fat të keq edhe ajo shumë simbolike tek disa klube po iu mohohet. Prandaj tek futbollistët po mungon motivi për tu angazhuar dhe treguar lojë të mira.Nëse mungon motivi detyrimisht as rezultate dhe futboll cilësorë nuk mund të ketë.

Nuk është hera e parë që KF Vëllaznimi po përballet me këto probleme financiare të njëjta. Këto ishin arsye të cilat ndikuan që kjo skuadër të bie nga SuperLiga, edicion që lamë pas.
 

Exit mobile version