LAJMI I FUNDIT:

Katalunia: Dialogu do të përqendrohet vetëm tek pavarësia

Katalunia: Dialogu do të përqendrohet vetëm tek pavarësia

Numri dy i qeverisë katalonase, Oriol Junqueras theksoi sot se oferta për dialog bërë Madridit, do të fokusohet vetëm në pavarësinë e Katalonisë, një parakusht që mbyll edhe më shumë portën për një marrëveshje mes dy kampeve.

Kjo deklaratë e Oriol Junquerasit ndodhi ndërkohë që drejtuesi separatist, Carles Puigdemont, duhet t’i përgjigjet deri të hënën Madridit për kërkesën për të sqaruar qëndrimin e tij përsa i përket çështjes së pavarësisë së rajonit.


Nëse ai nuk zbulon qëllimet e presidentit katalanas, Junqueras ka qenë i qartë për faktin se pavarësia mbetet mundësia e vetme.

“Oferta për dialog paraqitur qeverisë spanjolle duhet të ketë si referencë ndërtimin e Republikës dhe angazhimin tonë për pavarësi”, nënvizoi ai gjatë një fjalimi në selinë e partisë “E Majta Republikane e Katalonjës”, (ERC) ku ai është president.

Duhet të jemi të qartë që mënyra më e mirë për të arritur në Republikë dhe pavarësi është të flasim me të gjithë, të paktën me komunitetin ndërkombëtar.

“Por, në të njëjtën kohë ne kemi angazhimin pa ekuivok dhe absolut për të përmbushur mandatin e 1 tetorit”, shtoi ish-deputeti evropian. /kp/Telegrafi/