Site icon Telegrafi

Kastrati: Kujdes, Shqipëria mund të përjashtohet nga Euro 2016

Kryetari i ‘Plisave’, Albert Kastrati, u ka bërë thirrje tifozëve shqiptarë të mos bien në provokime të mundshme të serbëve, gjatë ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Elbasan Arena.

Sipas ‘Tigrit’, Shqipëria mund të diskualifikohet nga garat, duke e ditur fuqinë e shtetit serb në UEFA, prandaj këshillon tifozët të mos hedhin gjësende në fushë e as të mos e bëjnë ndonjë veprim tjetër.

Ky është statusi i Kastratit në llogarinë e tij në Facebook.

“Ndeshja me Serbine eshte shume afer. Ne jemi vetem nje hap drejt Frances derisa Serbia eshte matematikisht e skualifikuar. Mirepo a egziston ndonje skenar tjeter qe Serbia mund te gjindet ne kampionatin europian ? Eshte nje mundesi dhe ne duhet ta parandalojme ate.

Neqoftese ne godasim, hyjme ne fushe, apo reagojme ne cfaredo forme tjeter te dhunshme ( duke e ditur edhe fuqine e shtetit serb ne Uefa ) Shqiperia edhe mund te skualifikohet nga garat. Me kete rast automatikisht Serbise i rregjistrohen tri pike dhe kalon ne vendin e trete( te barazhit ) , duke e pasur edhe nje ndeshje tjeter te fundit me Portugaline e cila deri atehere do ta siguroje vendin e pare ne grup dhe nuk do te kete motiv per ti mundur.

Keshtu qe na duhet shume kujdes. Nuk ben ne asnje rast te bijme ne provokimin e tyre te mundshem.Ata qe tentojn me u fut ne fush, ata qe gjun najsend ne fush ata jan njerz te shitun te serbis na vet tifozet duhet te kujdesem ma shum se policia e shtetit per ket ndeshje.Ne kete menyre e mbrojme Shqiperine me mire se cdo gje tjeter”. 

Exit mobile version