LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: 12 punëtorë shëndetësor në QKMF dhe 22 banorë të fshatit Topanicë dolën negativ për coronavirus

Kastrati: 12 punëtorë shëndetësor në QKMF dhe 22 banorë të fshatit Topanicë dolën negativ për coronavirus

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se 34 persona të cilët janë testuar për COVID-19, kanë rezultuar negativ.

Kastrati ka pohuar se në mesin e personave të cilët u testuan ishin 12 punëtorë shëndetësor nga QKMF në Kamenicë si dhe 22 banorë të fshatit Topanicë, transmeton Telegrafi.


“Po vazhdojnë lajmet e mira. Mbrëmë pas daljes së rezultateve për dy zyrtarë policor të cilët rezultuan të jenë negativ, në orën 01:30 kanë dalë rezultatet edhe për personat e tjerë të cilët u testuan.
12 punëtorë shëndetësor nga QKMF në Kamenicë si dhe 22 banorë të fshatit Topanicë të cilët u testuan, fatmirësisht rezultuan negativ për virusin SARS-CoV-2”, ka shkruar Kastrati në profilin e tij në Facebook.

I pari i Kamenicës ka bërë apel sërish që qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

“Ky është edhe një lajm i mirë për të gjithë ne, mirëpo kjo nuk do të thotë se tani ne mund të jemi më të relaksuar, kujdesi duhet të vazhdoj njëjtë duke qëndruar në shtëpi pasi që kjo sëmundje është e panjohur dhe mund të prek secilin. Ruaje familjen tënde dhe të tjerët. #RriNshpi”.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 135 raste me COVID-19./Telegrafi/

Po vazhdojnë lajmet e mira 🙏🏻Mbrëmë pas daljes së rezultateve për dy zyrtarë policor të cilët rezultuan të jenë…

Publiée par Qëndron Kastrati sur Vendredi 3 avril 2020