LAJMI I FUNDIT:

Karantimi do të mund të mbyste 75 mijë njerëz, shumë më tepër sesa coronavirusi – shkencëtarët publikojnë raportin rrëqethës dhe i dërgojnë porosi Boris Johnsonit

Karantimi do të mund të mbyste 75 mijë njerëz, shumë më tepër sesa coronavirusi – shkencëtarët publikojnë raportin rrëqethës dhe i dërgojnë porosi Boris Johnsonit

Afro 75 mijë persona mund të humbin jetën nga sëmundjet që nuk kanë lidhje me coronavirusin, si rezultat i masave mbrojtëse siç është karantinimi, thuhet në dokumentin 188 faqësh të një grupi të shkencëtarëve britanikë, shkruan Daily Mail.

Ata shpresojnë që kryeministri britanik Boris Johnson do të heq dorë nga masat e reja mbrojtëse, që janë vënë për të parandaluar përhapjen e mëtejme të coronavirusit, transmeton Telegrafi.


Dokumenti i prezantuar i grupit të shkencëtarëve këshillëdhënës për situata të jashtëzakonshme në qeverinë e Britanisë së Madhe, zbulon se 16 mijë njerëz kanë vdekur gjatë periudhës mars-prill për shkak të situatës kaotike të krijuar nëpër spitale dhe qendrat e kujdesit.

Prognozohet se do të humbin jetën edhe 26 mijë tjerë në vitin e ardhshëm, nëse qytetarët vazhdojnë të largohen nga spitalet.

Madje thuhet se edhe 32 mijë tjerë mund të vdesin gjatë pesë viteve të ardhshme për shkak të anulimit të ndërhyrjeve kirurgjikale, për mos diagnostifikim të kancerit dhe pasojat e recesionit në shëndetësi.

Gjatë kësaj kohe, numri i viktimave të coronavirusit ka shkuar në rreth 42 mijë. E në anën tjetër, masat kundër coronavirusit që janë vënë në Britani të Madhe në mars, kanë pasur edhe anën pozitive, thuhet ndër tjera në dokument.

Po të mos ishin ndërmarr hapat e nevojshëm dhe të mos veprohej kështu, numri i të vdekurve do të mund të kishte shkuar në 400 mijë, e kjo shifër do të shkonte në një milion nëse sistemi shëndetësor do të kolapsonte.

Mjeku John Lee gjatë një interviste dhënë për Daily Mail, ka paralajmëruar se rrezikojmë që “ilaçi kundër kësaj sëmundje të jetë më i zi sesa vetë sëmundja”.

Edhe pse qeveria aktuale në Britani të Madhe e ka parë këtë dokument qysh në korrik, opinioni vazhdimisht pyet pse pikërisht tani është bërë publik dhe pse askush nga përfaqësuesit e qeverisë nuk ka reaguar duke ofruar informacione shtesë.

Numri i njerëzve që mund të humbin jetën nga sëmundje tjera është i madh. Kur filloi pandemia, shumë persona që vuajnë nga sëmundje kronike por edhe të tjerët me sëmundje më të lehta, i janë përmbajtur strikt këshillave duke mos dalë nga shtëpia pa pasur ndonjë nevojë të madhe, gjë që kanë mbetur pa kujdesin adekuat.

Edhe pse ekzistonte frika se spitalet do të jenë të mbingarkuar për shkak të coronavirusit dhe që sistemi shëndetësor do të përjetoj kolaps, një gjë e tillë në fakt nuk ka ndodhur kurrë.

Për shkak të karantinës është rritur numri i personave që kanë vdekur në shtëpitë e tyre nga sulmi në zemër dhe problemeve mendore, thuhet në një studim tjetër. Vlerësohet se vdekje të tilla ka pasur në 2.085 raste.

E numri i rasteve me vdekje për shkak të sëmundjeve të ndryshme në zemër është rritur për një të tretën, nga marsi deri në qershor në Angli dhe Uels, kurse numri i vdekjeve nëpër shtëpitë e pleqve gjithashtu është rritur për një të tretën, sepse pacientët nuk kanë mundur të marrin kujdesin adekuat për shkak të coronavirusit.

“Përqindja indirekte e vdekjeve mund të tejkalojë përqindjen e vdekje nga coronavirusi”, thuhet ndër tjera në dokumentin shumëfaqësh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori