LAJMI I FUNDIT:

Karanka: Për Kakan pritni deri me 31 janar

Karanka: Për Kakan pritni deri me 31 janar

Ndihmës-trajneri i Real Madridit, Aitor Karanka, ka thënë se deri me 31 janar, nuk dihet se çfarë do të bëhet me Leite Kakan.

“Deri me 31 janar, do të shohim se cili është opsioni më i mirë për Kakan dhe Real Madridin”.

“Nëse në fund, ai qëndron, do të jetë pjesë e skuadrës dhe duhet të dëshmojë që ai e meriton të jetë njëri ndër 18 lojtarët e lojës”.


“Tregu për transferime është ende i hapur dhe ka ende klube që po negociojnë për të”, ka thënë Karanka. /Telegrafi/