LAJMI I FUNDIT:

Karanka krenar për fitoren

Karanka krenar për fitoren

Asistent-trajneri i Real Madridit, Aitor Karanka, e ka lëvduar karakterin e skuadrës pas fitores prej 2-0 në derbin lokal ndaj Atletico Madridit.

“E dinim se do të jetë një ndeshje e vështirë në kuptimin se Atletico erdhi këtu me shumë vetëbesim”.

“Të gjithë mendonin se ky do të ishte viti (kur Atletico do ta fitonte derbin), mirëpo ne shfaqëm personalitet”.

“Mendoj se më i forti gjithmonë fiton”, ka deklaruar Karanka në një konferencë me gazetarë. /Telegrafi/