LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni ukrainas Tregubov nga fronti i luftës në Bakhmut për The Geopost: Fitorja është e jona, propaganda ruse është shkatërruar nga vet gënjeshtrat e saja

Kapiteni ukrainas Tregubov nga fronti i luftës në Bakhmut për The Geopost: Fitorja është e jona, propaganda ruse është shkatërruar nga vet gënjeshtrat e saja

Kapiteni ukrainas Victor Tregubov nga fronti i luftës në Bakhmut në një intervistë ekskluzive për The Geopost ka thënë se janë në përgatitje të një kundërfenzive ndaj forcave ruse në këtë qytet.

Tregubov thekson se padyshim që fitorja në Bakhmut do të jetë e Ukrianës.


“Qëllimi ynë kryesor është të fitojmë kohë dhe t’i dëmtojmë sa më shumë që të jetë e mundur, sepse ofensiva e ardhshme do të jetë e jona, ne duam të kundërsulmojmë, por për të kundërsulmuar duhet të përgatisim një ushtri krejtësisht të re me armë perëndimore dhe me trupa të trajnuar për të përdorur armët perëndimore”, thkson Tregubov.

Sipas tij, është çështje javës apo muaji kur do të ketë një kundërofenzivë.

“Tani për tani ne ndoshta kemi epërsi teknike, ndoshta kemi ushtarë më me përvojë, por kur bëhet fjalë për betejë në zonat urbane, numri ka rëndësi, kështu që ne thjesht përpiqemi të fitojmë kohën tonë, për të kundërsulmuar dhe ndoshta është një çështje e një muaji apo ndoshta javësh”, shton ai.

Kapiteni Tregubov pohon se propaganda ruse tashmë është shkatërrhar nga vet gënjeshtrat e saja.

“Është e vështirë të besosh shtetin që ju ka sulmuar dhe thotë se është faji juaj, kështu që supozoj se makina propagandistike ruse është shkatërruar, por nuk është shkatërruar nga ne, ajo është shkatërruar para së gjithash nga vetë gënjeshtrat ruse, sepse ata thjesht shkuan shumë larg në ato gënjeshtra, ata thjesht bëhen shumë kreativë brenda falsifikimeve dhe mendoj se shkatërruan besueshmërinë e tyre”, pohon kapiteni ukrainas.

Në fund, ai thotë se rusët për Ballkanin janë kolonizator dhe agresor.

“Unë e kuptoj që shumë njerëz në Ballkan e shohin Perëndimin si një kolonizator ose si një agresor dhe Rusinë si një mbrojtës, por Rusia nuk mund të jetë asnjë mbrojtës, Rusia thjesht e sheh çdo vend si vend vasal apo armik, nuk mund të jesh vërtet mik i Rusisë, mund të jesh vasal i Rusisë dhe Ukraina pagoi një çmim vërtet të madh për ta pranuar këtë dhe ndoshta do të jetë e dobishme të mësojnë nga gabimet tona”, përfundoi ai.

Intervista e plotë

The Geopost: Një vit pas agresionit rus në Ukrainë, si e përshkruani situatën e përgjithshme në Ukrainë dhe situatën aktuale në Bakhmut?

Sa i përket situatës në Ukrainë, tani për tani kemi një ofensivë ruse, sepse ne jemi në mbrojtje, ata janë në sulm dhe ata po përpiqen të sulmojnë, dhe Bakhmut është maja e sulmeve të tyre tani.

Qëllimi ynë kryesor është të fitojmë kohë dhe t’i dëmtojmë sa më shumë që të jetë e mundur, sepse ofensiva e ardhshme do të jetë e jona, ne duam të kundërsulmojmë, por për të kundërsulmuar duhet të përgatisim një ushtri krejtësisht të re me armë perëndimore dhe me trupa të trajnuar për të përdorur armët perëndimore.

Pra, për ne tani, ndoshta në këtë muaj dhe po ashtu ndoshta edhe në fillim të muajit tjetër, është periudhë e mbrojtjes.

Për ne është periudhë vetëm për t’u mbrojtur, për të mbajtur linjën e frontit dhe për t’i bërë sa më shumë dëme Rusisë dhe natyrisht nuk është aq e lehtë, sepse ata shkatërruan gjithçka që kur u futën në Bakhmut dhe përdorin fjalë për fjalë jetë njerëzore, ata duan të përfitojnë sa më shumë nga avantazhi i tyre numerik për radhët e tyre dhe është e vështirë për ne, sepse tani për tani ne ndoshta kemi epërsi teknike, ndoshta kemi ushtarë më me përvojë, por kur bëhet fjalë për betejë në zonat urbane, numri ka rëndësi, kështu që ne thjesht përpiqemi të fitojmë kohën tonë, për të kundërsulmuar dhe ndoshta është një çështje e një muaji apo ndoshta javësh.

The Geopost: A e mbështesin BE-ja dhe SHBA-ja mjaftueshëm Ukrainën?

Epo, unë them se pyetja nuk është te numri i kësaj ndihme por koha e kësaj ndihme, është mirë, por është e vonë, problemi më i madh tani nuk janë armët që kemi marrë nga Perëndimi, por koha është më e rëndësishmja, sepse nëse mund t’i merrnim këto armë ndoshta gjysmë viti më parë, mendoj se lufta jonë tashmë mund të kishte përfunduar, dhe të fitohet nga Ukraina.

Ne i morëm këto armë vetëm tani, shumë armë të paralajmëruara ende nuk janë dorëzuar në Ukrainë, kështu që ky është problemi, jo numrat, sepse në shifra është me të vërtetë një numër i madh, qindra tanke është një forcë masive absolute, por pyetja është se kur këto tanke do të jenë në Ukrainë dhe kur do ta përgatisim tankistin tonë për ta përdorur atë, kështu që kjo është ndoshta më e rëndësishmja për momentin.

Pra, ne jemi në të vërtetë të lumtur për ndihmën perëndimore e po ashtu edhe kur bëhet fjalë për sasinë e tyre, por nuk jemi shumë të lumtur kur nuk po arrijnë në kohë, pra t’i shpejtojmë këto dërgesa.

The Geopost: Një formë tjetër luftimi është propaganda ruse; si e luftoni këtë formë propagande në vendin tuaj?

Ka qenë shumë më e vështirë në fazën fillestare të luftës, nuk e kam fjalën për vitin 2022, po për vitin 2014.

Gjatë vitit 2014, kur Rusia pushtoi për herë të parë Ukrainën, ishte vërtet e vështirë sepse Rusia kishte një makinë vërtet të fuqishme propagandistike dhe ndoshta bota nuk ishte e gatshme për këtë sasi gënjeshtrash, dhe kur rusët u përpoqën të gënjejnë dhe ukrainasit u përpoqën të tregonin se çfarë në të vërtetë ndodhi, Perëndimi u përpoq të gjente një rrugë të mesme “Ok, ndoshta djali në Slovyansk nuk u kryqëzua, por u vra…”.

Kështu që ishin thjesht falsifikime dhe nuk do të pranojnë se rusët thjesht gënjejnë, ata nuk e ekzagjerojnë, ata thjesht gënjejnë nga niveli zero, dhe kur bota e kuptoi, u bë shumë më e lehtë për Ukrainën, sepse tani për tani, supozoj se në shumicën e vendeve evropiane ose në Shtetet e Bashkuara askush nuk e beson vërtet atë që thonë mediat ruse, ndoshta ka përjashtime sigurisht.

Unë supozoj se në Azinë në Afrikë në Amerikën e Jugut ndoshta njerëzit ende blejnë atë që media shtetërore ruse përpiqet t’u shesë atyre, por nuk ka të bëjë më me Evropën, nuk ka të bëjë më me Shtetet e Bashkuara dhe për ne është një fitore e madhe, dhe sigurisht nuk ka të bëjë më Ukrainasit, po, sepse shumë ukrainas besonin atë që po thoshte TV-ja ruse, por tani nuk është më kështu.

Kur të gjithë Ukrainasit janë objektiv i sulmeve me raketa, është e vështirë të besosh shtetin që ju ka sulmuar dhe thotë se është faji juaj, kështu që supozoj se makina propagandistike ruse është shkatërruar, por nuk është shkatërruar nga ne, ajo është shkatërruar para së gjithash nga vetë gënjeshtrat ruse, sepse ata thjesht shkuan shumë larg në ato gënjeshtra, ata thjesht bëhen shumë kreativë brenda falsifikimeve dhe mendoj se shkatërruan besueshmërinë e tyre.

The Geopost: A keni ndonjë mesazh për Ballkanin se si të mbrohet nga propaganda ruse?

Unë e kuptoj që shumë njerëz në Ballkan e shohin Perëndimin si një kolonizator ose si një agresor dhe Rusinë si një mbrojtës, por Rusia nuk mund të jetë asnjë mbrojtës, Rusia thjesht e sheh çdo vend si vend vasal apo armik, nuk mund të jesh vërtet mik i Rusisë, mund të jesh vasal i Rusisë dhe Ukraina pagoi një çmim vërtet të madh për ta pranuar këtë dhe ndoshta do të jetë e dobishme të mësojnë nga gabimet tona. /The Geopost/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori