Këtë mëngjes, një numër i madh i njerëzve që duan të vaksinohen kundër coronavirusit kanë krijuar kolona të gjata para qendrave të vaksinimit në Zagreb.

Gjegjësisht, vaksinimi i qytetarëve fillon sot në kryeqytetin kroat si pjesë e fazës së dytë të vaksinimit.

Në pikën kryesore në Zagreb, Ministri i Shëndetësisë, Vili Beros dhe drejtori i Institutit Kroat të Shëndetit Publik Krunoslav Capak kanë takuar disa prej qytetarëve.

Sipas Index.hr, megjithëse vaksinimi filloi në orën nëntë, një numër i madh qytetarësh e bënë atë në orën shtatë, në mënyrë që të merrnin dozën e tyre të vaksinës sa më shpejt të jetë e mundur gjersa radhët thuhet se ishin disa qindra metra.

“Kishte një kaos. Është plotësisht e paorganizuar. Unë i ftova për në ora 9:00, por kur e shoh këtë shpejtësi, është e qartë se do të pres me orë të tëra. Njerëzit që erdhën herët krijuan kaos. Unë erdha para 9 dhe ishte tashmë radha ime. Unë mendoj do të jetë dhe një problem me parkimin. Ka shumë njerëz të moshuar që vijnë me vetura”, tha një banori i Zagrebit. /Telegrafi/