Një person (avokat) ka raportuar se është kanosur nga një person në Lipjan, ku sipas tij e kishte mbrojtur viktimës në një rast dhe tani I dyshuari I kërkon t’ia kthejë paratë që I ka paguar për mbrojtje.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:43.
Po ashtu siç bëhet e ditur në raport, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ankuesi mashkull kosovar avokat ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull, sipas viktimës ai kishte mbrojtur në një rast të dyshuarin dhe tani i dyshuari i kërkon t’ia kthejë paratë që i ka paguar për mbrojtje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/