LAJMI I FUNDIT:

Kanadaja do t’ia dhurojë Ukrainës katër tanke Leopard

Kanadaja do t’ia dhurojë Ukrainës katër tanke Leopard

Kanadaja do të dërgojë katër tanke Leopard 2 në Ukrainë, njoftoi të enjten ministrja kanadeze e Mbrojtjes, Anita Anand.

Ato do t’u sigurojnë ushtarëve ukrainas një avantazh taktik për shkak të “lëvizshmërisë së tyre të shkëlqyer dhe fuqisë së zjarrit” dhe do t’i mundësojnë Ukrainës të rimarrë edhe më shumë territore.

Lista e plotë e vendeve që do të dërgojnë tanke në Ukrainë
Lexo po ashtu Lista e plotë e vendeve që do të dërgojnë tanke në Ukrainë

Tanket janë të gatshme për luftë dhe do të dërgohen gjatë javëve të ardhshme, tha Anand, duke shtuar se një numër anëtarësh të forcave të armatosura kanadeze do të trajnojnë ushtarët ukrainas, raporton cnn.

Ministri i Mbrojtjes vuri në dukje gjithashtu se numri i tankeve të premtuara mund të rritet “pasi koordinojmë planet e dhurimit dhe mbështetjes me aleatët tanë” dhe punojmë së bashku për të grumbulluar municione dhe pjesë këmbimi.

Biden zbulon pajisjet ushtarake që aleatët perëndimorë do t'i dërgojnë në Ukrainë
Lexo po ashtu Biden zbulon pajisjet ushtarake që aleatët perëndimorë do t'i dërgojnë në Ukrainë

“Tanket nuk janë të lehta për t’u mirëmbajtur, por mbajtja e tyre do të jetë thelbësore për suksesin dhe fitoren e përgjithshme të Ukrainës”, tha ajo, duke treguar kompleksitetin e operacionit të tyre.

Ndryshe, Kanadaja do të diskutojë se si të sigurojë “suksesin afatgjatë të donacioneve tona”, me Gjermaninë, Finlandën, Portugalinë, Spanjën dhe Holandën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori