Site icon Telegrafi

Kampioni ukrainas vritet në frontin e luftës në Mariupol

Kampioni botëror i kikboksit ukrainas, Maksym Kagal, është vrarë në frontin e luftës në Mariupol.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se ai ishte bërë pjesë e forcave speciale në njësinë ushtarake në Azov, teksa lajmin për vdekjen e sportistit e kanë bërë të ditur mediet ukrainase.

“Fli i qetë vëlla, toka është e jotja, do të hakmerremi”, ka thënë trajneri Oleg Skirt, cituar nga Ukrinform.

Lexo po ashtu Vjen reagimi i ashpër nga Rusia ndaj notares ukrainase që shkeli me dy këmbët flamurin e tyre

Kujtojmë se Kagal ishte kampioni i parë botëror i kikboksit në Iska (Shoqata Ndërkombëtare e Karatesë sportive) në ekipin kombëtar të Ukrainës.

Ende nuk dihet se kur mund të përfundojë agresioni rus mbi tokat ukrainase, mirëpo është e sigurt se mijëra jetë kanë humbur nga të dyja kampet. /Telegrafi/

Exit mobile version