Site icon Telegrafi

Nëntë të vdekur dhe 16 të lënduar, detaje nga përplasja e një furgoni me kalimtarët në Toronto (Foto/Video)

Së paku nëntë persona kanë gjetur vdekjen edhe 16 të tjerë janë lënduar pasi një furgon u fut përmes një turme të këmbësorëve në një trotuar në Toronto.

Sipas autoriteteve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, shoferi i furgonit është arrestuar dhe dërguar në polici.

Lexo po ashtu Momenti kur polici hero kap “shoferin e armatosur” të furgonit i cili u fut përmes këmbësorëve në Toronto (Video)

“Kërkoj nga qytetarët që të lutemi për viktimat dhe gjithashtu të ndihmojmë shërbimin policor të Torontos në sjelljen e kësaj çështjeje në një përfundim të suksesshëm”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i policisë.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Torontos, John Tory, siguroi banorët e Torontos këtë pasdite se “qyteti është në duart e sigurta”. /Telegrafi/

Furgoni përplas dhjetëra kalimtarë në Toronto, disa të lënduar (Foto/Video)

Këmbësorë të shumtë janë goditur nga një furgon i bardhë në një nga rrugët e Torontos, Kanada dhe një burrë është arrestuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, numër prej rreth dhjetë personash janë goditur nga furgoni u goditën pak para orës 1:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

Policia ende nuk ka konfirmuar numrin e të lënduarve por është shpallur një incident me shumë të lënduar. /Telegrafi/

Exit mobile version