Site icon Telegrafi

Kamerat e sigurisë kapin momentin kur një polic qëllon me revole qentë (Video, +18)

Pronarët e dy qenve janë nervozuar tej mase, për faktin se janë qëlluar me revole nga një polic i Minneapolisit.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur qentë e Jennifer LeMay i afrohen policit që gjendej në oborrin e një shtëpie, dhe po hetonte një vjedhje, transmeton Telegrafi.

Edhe pse asnjëri prej qenve Ciroc dhe Rocko nuk shfaqin shenja agresiviteti, ata qëllohen nga polici i cili në një moment frikësohet se do ta sulmojnë dhe i qëllon me revole.

Por edhe pse u qëlluan me revole dhe pësuan lëndime të rënda trupore, që të dy qentë i kanë shpëtuar vdekjes. /Telegrafi/

Exit mobile version