LAJMI I FUNDIT:

Kamberi: Shqiptarët në Serbi shihen si përçarës dhe të padëshirueshëm

Kamberi: Shqiptarët në Serbi shihen si përçarës dhe të padëshirueshëm

Deputeti shqiptar i listës “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, vlerëson se shqiptarët në Serbi shihen si faktor përçarës, të padëshirueshëm dhe si të huaj.

Kamberi thotë se Qeveria e Serbisë ka qëndrim të ndryshme ndaj shqiptarëve në Shqipëri, ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.


“Në Shqipëri janë shqiptarë [albanci], kurse në Kosovë ‘shiptari’ – kjo është një përpjekje për të ndarë një komb që ka të njëjtën kulturë. Shqiptarët në Shqipëri, Mal të Zi, në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut janë pjesëtarë të të njëjtit popull”, tha Kamberi.

“E ardhmja e popujve tanë është në bashkëpunim, por a është e mundur nëse (presidenti serb Aleksandar) Vuçiq e njeh gjysmën e kombit shqiptar dhe gjysmën jo. Ne kërkuam që Ballkani i Hapur të jetë jo vetëm një nismë ekonomike, por edhe një nismë që duhet të shtrihet në të drejtat e njeriut. Është e pamundur të ndërtosh marrëdhënie të mira me Shqipërinë, derisa marrëdhëniet me Kosovën dhe Luginën e Preshevës janë ashtu siç janë”, ka thënë Kamberi në TV N1.

Ai shtoi se e gjithë nisma e Ballkanit të Hapur duhet të karakterizohet me marrëdhënie të mira fqinjësore në Ballkanin Perëndimor, por duhet të përfshijë edhe respektin për pakicat.

I pyetur nëse sheh dikë nga opozita me të cilët do të bashkëpunonte, ai thotë “sigurisht që do të shohim dikë që ka një program të qartë, për ta futur realisht Serbinë në BE, jo të ulet në tri karrige – Kinë, Rusi, BE, i cili do të përjashtojnë pabarazinë, dhe të ketë një qëndrim të qartë ndaj pozitës së pakicave kombëtare”, transmeton Telegrafi.

“Nuk kam pasur rast të pi kafe me asnjë lider opozitar”, thotë Kamberi. I pyetur “pse” ai përgjigjet: “Ndoshta ngaqë shqiptarët konsiderohen si të huajë në këtë vend dhe ata nuk guxojnë as të takohen me ne, sepse do të marrin epitetin se po bashkëpunojnë shqiptarët vetëm për të shkatërruar Serbinë”.

“Pas këtij emisioni do të shihni reagimet e tabloidëve, se si televizioni i Gjilasit po promovon heroin e ri. Kjo është një marrëdhënie shkaku i të cilit ndoshta opozita aktuale po e mban bashkëpunimin me ne”, thekson ai dhe shton se është absolutisht i vetëdijshëm se “pa demokratizimin e Serbisë, as ne (shqiptarët) nuk do të mund të realizojmë të drejtat tona”.

Në pyetjen se pse e kundërshton ndryshimet në Ligjin për bazat e sistemit arsimor, i cili parasheh që në shkollat ​​serbe të këndohet himni serb “Zot i drejtësisë (Boze pravde)” më 1 shtator, kur edhe ai është shtetas i këtij vendi dhe do të duhej të jetë himni i tij, Kamberi thotë se sjellja e shtetit serb ndaj komunitetit shqiptar është problematike.

“Impononi atë që është ekskluzivisht simbol serb, ndërsa ju atyre fëmijëve (shqiptarë) nuk iu keni siguruar as tekste mësimore, keni fëmijë që nuk dinë as shkronjat shqipe dhe duhet të mësojnë ‘Zot i drejtësisë’. Ai [himni] përfundon me fjalët ‘Zoti ruaj, Zoti mbroje, të lutet populli serb’. Ku e shohin veten pakicat këtu?”, pyet Kamberi.

I pyetur nëse e shqetësonte himni i RSFJ-së “Hej sllavë”, duke pasur parasysh se nuk është sllav, ai tha se përkatësia e atij shteti ishte ndryshe, “parimet mbi të cilat u ndërtua shteti i bënë të gjitha kombet dhe kombësitë të ndjehen si pjesë e tij, prandaj as himni nuk ishte problematik”.

Ai shton se çdo përpjekje për të vënë në dukje problemet që ekzistojnë, pushteti i quan ose luftë për pushtet ose “se duam ta shkatërrojmë Serbinë”.

“Kur t’u ofroni pakicave kombëtare kushtet dhe të drejtat që garantohen nga legjislacioni vendor, atëherë ky raport (ndaj shtetit dhe simboleve të tij) do të ndryshojë”, tha Kamberi.

Ai kujton vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila rrëzoi padinë e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve kundër ministrit Aleksandar Vulin, për shkak të përdorimit të termit “shiptar”, duke theksuar se kjo flet edhe për pozitën e shqiptarëve në Serbi.

“Vendimi na kthen vetëm në një periudhë që e harruam nga fundi i viteve 1960, kur shqiptarët nënçmoheshin”. Termi “shiptar” nuk është përdorur në fjalorin zyrtar që nga atëherë, kurse tash në njëfarë mënyre, ai term po legalizohet, pa asnjë kërcënim për dënim”, tha ai, duke shtuar se argumenti i Vulinit se shqiptarët e quajnë veten “shiptari” nuk është shpjegim, sepse serbët e përdorin atë me qëllim poshtërues.

“Kur përdoret nga serbët është fyese. Një urtësi serbe thotë ‘më thirr si të duash, vetëm mos më fyej’. Nëse shqiptarët këmbëngulin që kjo është ofenduese, atëherë pse të thuhet”, pyet Kamberi duke paralajmëruar ankimim në Gjykatën Kushtetuese dhe nëse refuzohet do t’i drejtohen gjykatës në Strasburg.

“Kjo na largon nga çdo pajtim, këtë vend nga demokracia, nga ndërtimi i një jete të përbashkët me pakicat e saj… Në Serbi jetojnë 22 minoritete, ajo nuk është monoetnike dhe duhet të kujdeset për pakicat e saj”, thekson Kamberi, transmeton Telegrafi.

Ai kujton edhe marrëveshjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me shtetin e viteve 2001, 2009, 2013, të cilat nuk janë zbatuar dhe ekzistenca e të cilave nuk e ka ndryshuar pozitën e shqiptarëve deri më sot.

Ai po ashtu thekson se këto marrëveshje dëshmojnë se shqiptarët duan të arrijnë marrëveshje dhe të bashkëpunojnë me autoritetet serbe.

“Por nëse marrëveshjet nuk zbatohen, atëherë duhet të kërkoni alternativë, BE-ja është një nga elementet të cilin e synon Serbia dhe duhet t’i respektojë ato standarde”, tha Kamberi, duke shtuar se edhe nëse ka një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, e nëse nuk zgjidhet çështja e shqiptarëve, do të mbetet burim keqkuptimi mes dy kombeve, që do të thotë tensione të vazhdueshme.

“Nëse dëshirohet paqja afatgjatë në Ballkanin Perëndimor, të gjitha problemet duhet të zgjidhen”, tha ai, duke shtuar se “duhet të kërkoni instrumente që do ta detyrojnë qeverinë serbe të zgjidhë problemet ekzistuese”.

Ai shton se është “absolutisht i vetëdijshëm se të gjitha këto të drejta – pozita e shqiptarëve, tekstet, çështjet e identitetit – nuk mund të realizohen me një qeveri të tillë”.

I pyetur nëse duhet të shkojë në referendum për ndryshimin e Kushtetutës apo jo, ai tha se duhet ndryshuar e gjithë Kushtetuta, “kështu pjesërisht siç po luhet, sa kohë do t’i duhet Serbisë për të ndryshuar të gjithë Kushtetutën”.

“Pa e ndryshuar tërë Kushtetutën, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së, i gjithë procesi po shtyhet qëllimisht”, tha ai, duke shtuar se njerëzit do të vendosin vetë nëse do të dalin ose jo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori