Një video shfaq momentin kur tigri i vërsulet një gruaje, e cila kishte kapërcyer rrethojat mbrojtëse të kopshtit zoologjik në New Jersey me qëllim që t’i afrohet kësaj kafshe të egër.
Videoja shfaq gruan e paidentifikuar e cila me çdo kusht e dëshiron vëmendjen e një tigri të Bengalit në kopshtin zoologjik Cohanzick në Bridgeton – duke ia zgjatur dorën përmes grilave, transmeton Telegrafi.
Por në momentin që “macja e madhe” i afrohet dhe fillon t’ia lëpijë dorën, tigri i vërsulet dhe për pak sa nuk ia kafshon.
Pasi e kupton se kishte bërë gabim me këtë veprim, gruaja rikthehet pas – duke qëndruar prapa grilave nga ku duhet vëzhguar kafshët në këtë kopsht zoologjik.
Policia në Bridgeton ka publikuar pamjet e gruas dhe është në kërkim të saj, për faktin se nuk ka respektuar masat e sigurisë. /Telegrafi/