Suedia arriti të realizojë një rikthim prej 4-0 në 4-4 dhe gjermanët që ishin të shokuar u ngushëlluan nga Oliver Kahn, i cili thotë se rezultate të tilla ka pasur edhe në të kaluarën.

“Gjatë karrierës time kam përjetuar shumë momente emocionale, por ai që më ka lënë mbresa është në vitin 1997-1998, gjatë eliminatoreve të EURO 1998. Ishte ndeshje e ngjashme me Suedinë, por me një fund të lumtur”.


“Më kujtohet si sot sfida ndaj Shqipërisë. Presioni ishte tejet i lart dhe shqiptarët mund të them që kthyen portën time në një tabelë qitjeje. Ata kaluan të parët në avantazh dhe ne u nervozuam. Ne kaluam në avantazh më pas dhe Shqipëria barazonte gjithnjë. Në fund fituam me rezultat 4-3”, është shprehur Kahn. /Telegrafi/

 Më poshtë video e ndeshjes për të cilën flet Kahn

telegrafi sport app