Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur pikëllimin e tij pas vdekjes së aktorit, Art Kurti.
Aktori 23 vjeçar u raportua i vdekur në veturën e tij në rrugën Gjakovë – Goden.
Zëdhënësit e Policisë së Kosovës kanë konfirmuar për Telegrafin se në veturë është gjetur edhe një armë zjarri.
Ndërkaq, vdekja e tij ka tronditur mbarë skenën e shoubizit dhe atë politike.
Kryeparlamentari Veseli me anë të një postimi në Facebook ka shprehur pikëllimin e tij pasi ka qenë edhe mysafir në serialin “O Sa Mirë”.
“Si një mysafir i “O Sa Mirë”, kam kaluar momente të jashtëzakonshme me të gjithë aktorët, me stafin e serialit, përfshirë Art Kurtin, i cili sot paska ndërruar jetë. Një lajm ky tejet pikëllues. Ngushëllime familjarëve, kolegëve nga komuniteti i artistëve dhe gjithë miqve të tij”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Art Kurti luajti rolin e “gjakovarit” në serialin “O Sa Mirë”. /Telegrafi/