Site icon Telegrafi

Juventusi me Thiago Mottan vazhdon të turpërohet, eliminohet me penallti nga Empoli në Kupën e Italisë

Ndeshja në kohën e rregullt mes Juventusit dhe Empolit u mbyll me rezultat 1-1 dhe penalltitë vendosën fituesin e ndeshjes, me mysafirët që ishte më e saktë.  

Juventusi e nisi mirë duke rrezikuar me Nicolas Gonzales dhe Dusan Vlahovic por pa sukses.  

Në rastin e parë Empoli gjeti rrjetën me Youssef Malh që shënoi gol të bukur nga distanca për 1-0. 

Ismael Konate kishte rast të artë për Empolin në kohën shtesë të pjesës së parë, por gjuajtja e tij u ndal nga shtylla. 

Pjesa e dytë nisi me raste nga të dyja palët, por shifrat nuk ndryshuan deri në minutën e 66-të. 

Kheprem Thuram në një aksion individual të bukur arriti të shënojë për 1-1. 

Dusan Vlahovic kishte dy raste shumë të mira për t’i dhënë fitoren  Juventusit, por nuk ia arriti. 

Ndeshja shkoi direkt në penallti, ku skuadra më e suksesshme ishte Empoli, me Juventusin e Thiago Mottas që pas Ligës së Kampionëve eliminohet edhe nga Kupa e Italisë./Telegrafi/ 

Exit mobile version