Site icon Telegrafi

Juventusi përgatitet për takimin me agjentin e top yllit holandez të cilin e do me çdo kusht edhe Liverpooli

Agjenti i yllit të Atalantas, Teun Koopmeiners, ka mbërritur në Itali aty ku pritet që të mbajë bisedime me Juventusin gjatë ditëve në vijim.

Juventusi është bërë gati për takimin me agjentin e Koopmeiners, i cili mbërriti në Itali për të përcjellur duelin e javës së ardhshme në kuadër të Kupës së Italisë mes Atalantas dhe Juventusit dhe që t’i qëndrojë afër klientit të tij para finales së Ligës së Evropës ndaj Bayer Leverkusenit më 29 maj.

Koopmeiners është lidhur me një transferim tek Juventusi dhe Liverpooli, por eksperti Matteo Moretto së fundmi ka raportuar se ‘Bianconerët’ kanë shfaqur interesimin më të madh për mesfushorin holandez deri më tani.

Sipas Calciomercato, Atalanta duan të paktën 50 milionë euro për reprezentuesin holandez, ndërsa Juventusi është gati që ta trefishojë pagën e tij.

Gjiganti italian raportohet se do ta rrisë buxhetin e vet duke shitur dyshen Matias Soule dhe Dean Huijsen.

Lexo po ashtu Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Sulmuesi argjentinas momentalisht në huazim te Frosinone, po kërkohet nga Atalanta dhe nga disa klube të Ligës Premier ndërsa Huijsen është identifikuar si një përforcim i mundshëm për Borussia Dortmundin.

Huijsen është momentalisht në huazim tek Roma, por ‘Giallorossët’ nuk e kanë opsionin për ta blerë përfundimisht kartonin e tij./Telegrafi/

Exit mobile version