Juventusi është ndalur në shtëpi në barazim 1-1 nga Bologna në një ndeshje tejet interesante.
Pjesa e parë përkundër rasteve të shumta nuk prodhoi gola dhe përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të pastër 0-0.
Pjesa e dytë nisi për mrekulli për skuadrën mysafire e cila e gjeti golin e epërsisë.
Ishte sulmuesi austriak Marko Arnautovic që arriti ta kaloj edhe portieri Sczesny për të dërguar topin në rrjetë për 0-1.
Që nga ai moment, Bologna u mbroj, derisa Juventusi i tëri u hodh në sulm.
Në minutën e 84-të, mbrojtësi Soumaoro u ndëshkua me karton të kuq pasi ishte i fundit dhe ndali Alvaro Moratan, derisa gjyqtari ndëshkoi me të kuq edhe Gary Medel pas protestave të mëdha.
67' | Forza ragazzi! Rimontiamo 👊#JuveBologna [0-1] #ForzaJuve pic.twitter.com/XdUCZjVPes
— JuventusFC (@juventusfc) April 16, 2022
Juve vazhdoi të sulmonte me ngulm, derisa në minutën e 94-të gjetën golin e barazimit.
Alvaro Morata goditi bukur me kthim, derisa topin në rrjetë e dërgoi Dusan Vlahovic për 1-1.
Si riparte! Forza ragazzi, prendiamoci questi tre punti 💪🏻#JuveBologna [0-0] #ForzaJuve
— JuventusFC (@juventusfc) April 16, 2022
Përkundër barazimit, Juventus mbetet në vendin e katërt në tabelë me 63 pikë, derisa Bologna është e 13-ta me 38 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Juventusin e pret një duel shumë i vështirë, pasi përballet me Sassuolon në udhëtim, derisa Bologna pret Udinesen. /Telegrafi/