Është sezoni 2024/25 dhe Roma do të ndryshojë sërish trajner pas 13 xhirove në Serie A.
Giallorosët e nisën me Daniele De Rossin dhe legjenda u shkarkua për t’i besuar stolin kroatit Ivan Juric.
Por rezultatet katastrofale të tij kanë bërë që drejtuesit e Romës të humbasin durimin dhe te shkarkojnë edhe trajnerin kroat.
Gazzeeta dello Sport ka raportuar sot se Roma ka vendosur ta shkarkojë Ivan Juricin pas ndeshjes me Bolognën, pa marrë parasysh rezultatin që do të jetë në këtë sfidë.
🚨 Roberto Mancini is the frontrunner to replace Ivan Juric as Roma boss, with the club's US owners expected to make the change after today's game against Bologna.
(Source: Gazzetta dello Sport) pic.twitter.com/cXfYhNAxA0
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) November 10, 2024
Tanimë ka një marrëveshje me trajnerin e ri dhe drejtimin e kryeqytetasve do ta marrë Roberto Mancini.
Tekniku italian është i lirë pas largimit nga Arabia Saudite dhe tanimë ka gjetur marrëveshje me pronarët Friedkin ku do ta marrë drejtimin e Romës dhe do të ketë kohë 10 ditë në pushimin e Kombëtareve për të përmirësuar gjërat. /Telegrafi/