Site icon Telegrafi

Juniku, përforcimi i radhës te Golden Eagle Ylli

Ylli është përforcuar me alo-qendrën me prejardhje nga Gjakova, Kreshnik Junikun, por i rritur si lojtar në Prishtinë, shkruan faqja zyrtare e Yllit.

Kreshnik Juniku ka një karrierë mjaft të pasur pasi ka djersitur fanellën e Sigal Prishtinës,RTV21,Kastriotit, dhe së fundmi Bashkimit ku kaloi një edicion mjaft produktivë. Juniku është i gjatë 2,05 Cm dhe një lojtarë mjaft atraktivë.

Për dallim nga sezoni i kaluar ku Ylli pothuajse kishte vetëm 2-3 lojtarë vendorë që mund t’i shfrytëzonte, këtë sezon është një storje tjetër. Tanimë, Ylli ka një përbërje të plotë pothuajse vendore pasi ka transferuar dy fundor organizatorë (Juniku dhe Morina), alon (SH.Bytyqi), alo-qendër(K.Juniku), dhe siç dihet kanë vazhduar bashkëpunimin me qendrën, Urim Zenelajn, dhe në një kohë ku afati kalimtar ende nuk është mbyllur dhe ku mund të bëjnë ende përforcime.
 

Exit mobile version