LAJMI I FUNDIT:

Juan Bernat e ka operuar ligamentin, Neymar do të ekzaminohet sërish

Juan Bernat e ka operuar ligamentin, Neymar do të ekzaminohet sërish
(Foto: Twitter/B/R Football)

Neymar është duke u rikuperuar nga lëndimi i muskujve të kërcirit dhe do të ekzaminohet sërish të enjten, ndërsa Juan Bernat i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në gju.

Kështu ka bërë të ditur Paris Saint-Germain në një njoftim duke sqaruar lëndimin e sulmuesit brazilian në ndeshjen e Ligue 1 kundër Reims.


PSG luan të premten kundër Angers, ashtu që pritet të shihet se a do të jetë sulmuesi në dispozicion të trajnerit Thomas Tuchel.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Në njoftimin e klubit thuhet se janë bërë ekzaminimet e duhura mjekësore dhe do të përsëriten sërish të enjten për të shikuar gjendjen e Neymarit.

Shqetësime për lëndimin e mundshëm të Neymar
Lexo po ashtu Shqetësime për lëndimin e mundshëm të Neymar

Nga ana tjetër, Bernat ka pësuar këputje të ligamentit të përparmë kryqëzues të gjurit (ACL), prandaj është operuar dhe do të mungojë në pjesën ëmë të madhe të sezonit. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/B/R Football)