LAJMI I FUNDIT:

Jonida Vokshi tregon mënyrën se si i propozoi Besniku: Më ‘mashtroi’ se do të bënim kino-provë dhe kur u ktheva e pash në gjunjë

Jonida Vokshi tregon mënyrën se si i propozoi Besniku: Më ‘mashtroi’ se do të bënim kino-provë dhe kur u ktheva e pash në gjunjë
Foto: Jonida Vokshi/Instagram

Aktorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi, ka qenë e ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit Prive”.

Ajo ka rrëfyer rreth pesë datat më të rëndësishme në jetën private, ku ndër të tjerash ka cekur edhe momentin kur bashkëshorti i saj, Besnik Krapi, i propozoi për martesë.


Jonida rrëfeu se gjithçka nisi kur ajo erdhi në Prishtinë dhe Besniku i kërkoi asaj të bënin një kino-provë për një mikun e tij producent që donte të bënte një film, dhe propozim për rolet kryesore ishin ata të dy.

“Ne diskutuam për një film që do bënte një shok i Besnikut, dhe më tha: A bëjmë një kino-provë, pasi protagonistët janë mashkull e femër që janë çift edhe na rrinë shumë ne si karaktere. Ta bëjmë një kino-provë, e xhirojmë dhe ia çojmë këtij shokut. Ndërkohë ai nuk kishte ku ta fuste unazën dhe e kishte futur në pantallona dhe rrinte në siklet. Dalim ne, unë totalisht isha me tuta shpije pasi as që e dija se çfarë ishte. Unë nuk e di si nuk e kam kuptuar që ishte ‘ashiqare’ për çfarë e bënte, sepse isha e fokusuar profesionalisht. Nejse ,bëjmë kino-provë dhe unë kthehem për ta lexuar letrën që kishte shkruar ky, kur kthehem e gjej Besnikun në gjunjë me unazën dhe aty emocionet ishin të një dimensioni tjetër”, ka treguar Jonida.

Foto: Jonida Vokshi/Instagram

Duke qenë se ishte një “kino-provë”, i gjithë propozimi ishte xhiruar me telefon dhe aktorja thotë se ajo dhe bashkëshorti i saj e ruajnë me fantazime.

Jondida thotë se sa herë që e shohin videon në fjalë emocionohen shumë, duke kujtuar atë që ajo e quan propozimin më romantik që kishte marrë ndonjëherë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Magazina
Aktorja e njohur amerikane thotë se iu deshtë të puthej me 10 burra gjatë një audicioni

Aktorja e njohur amerikane thotë se iu deshtë të puthej me 10 burra gjatë një audicioni

Magazina
Kalo në kategori