Prezantuesja dhe aktorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi, ditë më parë konfirmoi se është në pritje të ëmbël.
Bukuroshja, e cila së fundmi është bërë pjesë e jurisë në “Top Talent”, pikërisht në këtë shou tregoi se është shtatzënë, duke zbuluar se janë pesë veta në juri së bashku me fëmijën e saj.
“Jemi pesë veta në juri. Mua më ka dhënë një lloj ndjeshmërie që dua t’u them të gjithë konkurrentëve PO, pa çka se formati nuk e mban se ka skualifikimet e veta”, ka treguar ajo përgjatë emisionit.
Meqenëse është aktive edhe në rrjetet sociale, ajo ka pozuar atraktive në fotografitë e reja duke bërë edhe më të qartë se është mjaft e lumtur për ndryshimin e ri.
“Ne të dy relax babi me mission na bën fotografi, 25 javë”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe reagimet nga miqtë, kolegët e po ashtu edhe nga ndjekësit e saj duke e uruar moderatoren.
Jonida përndryshe është e martuar me aktorin nga Kosova, Besnik Krapi, të cilët u njohën me njëri-tjetrin para gjashtë vitesh nga seriali “O sa mirë”.
Të njëjtit po vazhdojnë të jenë mjaft të angazhuar në karrierën e tyre profesionale dhe Jonida këtë kohë u bë pjesë edhe e “Tap Quiz”. /Telegrafi/