Ylli i filmit “Tomb Raider”, e cila rrit gjashtё fёmijё me partnerin e saj Brad Pitt, ka kërkuar nga qeveria e Tajlandёs t’u japё mё shumё liri dhjetëra mijërave refugjatёve burmez.

“Isha e brengosur tё takoja njё vajzё 21-vjeçare e cila kishte lindur nё kamp dhe e cila kurrë nuk kishte dalё jashtë tij dhe tash po rrit fёmijёn e saj po nё kamp”, citohet tё ketë thёnё Jolie pas vizitës sё saj.

Jolie, e cilё ёshtё ambasadore e vullnetit tё mirё e Agjencisё sё Refugjatёve tё Kombeve tё Bashkuara, ka kërkuar nga autoritet tajlandeze tё merret mё shumё me 110 mijё refugjatёt.