Ylli i filmit “Tomb Raider” ishte pajisur me licencë të pilotit në vitin 2005 dhe i ka blerë vetes një aeroplan të saj, por është detyruar ta lërë në pritje ambicien e saj për të fluturuar për shkak të detyrimeve familjare.

Ajo lindi tre fëmijë dhe ka adoptuar edhe një fëmijë më shumë, krahas dy të mëhershmëve, që kur ka marrë lejen për pilot.

Por së fundi aktorja është parë duke praktikuar mësimet e fluturimit dhe ka mësuar të ngrihet dhe të aterojë në një aeroport në Kaliforni.