LAJMI I FUNDIT:

Johnson: S’do të lejojmë që Ballkani të bëhet shesh lojërash për Putinin

Johnson: S’do të lejojmë që Ballkani të bëhet shesh lojërash për Putinin

Ekspertët ushtarakë britanikë do të dërgohen në Bosnje e Hercegovinë për të forcuar misionin e NATO-s, dhe të promovojnë stabilitetin dhe sigurinë në vend, thuhet në kumtesën në ueb-faqen zyrtare të qeverisë së Britanisë së Madhe.

“Bosnja e Hercegovina aktualisht po përballet me kërcënimin më të madh ekzistencial prej pas luftës, e liderët secesionistë po punojnë në mënyrë aktive për ndarje dhe konflikte të mëtejme. Këto planet i mbështet Moska si pjesë e përpjekjeve të Putinit për të minuar integrimin euro-atlantik të Bosnjës”, thuhet ndër tjera në kumtesën e qeverisë britanike, transmeton Telegrafi.

Me kërkesë të shtabit të NATO-s në Sarajevë, ekspertët ushtarakë për luftë kundër dezinformimit në Britani të Madhe dhe këshilltarë për mbrojtje strategjike civile, do të shkojnë atje si mbështetje dhe të trajnojë forcat e armatosura të Bosnjës e Hercegovinës.

Ata do të mbështesin reformat në mbrojtje në Bosnje, duke asistuar edhe në zhvillimin e mëtejmë, modernizimin dhe prezantimin sa më të mirë të forcave të armatosura me qëllim që të mund të përmbushin standardet e NATO-s.

“Përveç kësaj, Britania e Madhe do të sigurojë 750 mijë funte për hapjen e një qendre për siguri kibernetike, që do të operoj në kuadër të Universitetit të Sarajevës. Kjo do ta forcojë mbrojtjen e Bosnjës nga sulmet kibernetike, që mund të lëndojnë njerëzit si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Britania e Madhe do të punojë ngushtë me mediat dhe institucionet e Bosnjës për t’i përgatitur me pajisje për identifikimin dhe zbutjen e efekte nga gënjeshtrat dhe dezinformimi”, thuhet ndër tjera.

Lidhur me këtë vendim është deklaruar edhe kryeministri britanik Boris Jonhson i cili është shprehur mjaft i qartë dhe i prerë.

“Nuk duhet të lejojmë që Ballkani Perëndimor të jetë një shesh tjetër i Putinit për synime shkatërruese. Duke ndezur flakën e seceionizmit dhe sektarizmit, Rusia po përpiqet t’i kthejë mbrapsht tri dekada të suksesit në Bosnje e Hercegovinë, të arritura këto që sollën stabilitet në tërë kontinentin tonë. Për këtë po rrisim mbështetjen në Bosnje, po i përgjigjemi thirrjes se miqve tanë për t’i ndihmuar në ruajtjen e paqes që edhe me të drejtë e meritojnë”, shtoi Johnson. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori