John Mayer në lidhje me një modele?

Këngëtari i hitit “No Such Thing”, thuhet se po përzien me 24-vjeçaren Scheana Marie Jancan, të cilën e takoi rastësisht në fillim të këtij muaji në Beverly Hills.
“Scheana mbeti e befasuar dhe e tronditur kur John i kërkoi asaj të dilnin bashkë. Ajo gjithmonë ka menduar se ai ishte ‘hot’, dhe i tha ‘po’ menjëherë, duke i shkruar numrin e telefonit në një letër”, ka thënë burimi për revistën Star.
“Ata flirtuan gjithë kohën dhe ai tha se ajo ishte e këndshme. Scheana ka thënë se është shumë e lumtur me të. Ajo iu ka thënë miqve se John është shumë ‘i butë, i ëmbël dhe kreativ’,”, ka shtuar burimi.
Nga
Telegrafi
23/04/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































