Site icon Telegrafi

Jeta luksoze e Morena Tarakut – Sjell imazhe nga aksesorët e markave të njohura

Morena Taraku është njëra ndër modelet e njohura shqiptare që shquhet për jetën luksoze që bën.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, sidomos në Instagram, e cila nuk heziton të publikojë fotografi me aksesorë të ndryshëm.

Bukuroshja di përherë që të mahnitë ndjekësit e saj, të cilët e përkrahin në çdo lëvizje të mundshme në jetë dhe karrierë profesionale.

Së fundi ka publikuar disa fotografi në “Instastory”, ku në rend të parë ka vënë linjat e mrekullueshme trupore.

Po ashtu ajo ka reklamuar atletet dhe orën e markës së njohur franceze, Cartier si dhe një çantë dore Channel.

Sa  i përket projekteve muzikore, Morena së fundi ka lansuar këngën e saj “Money”, në bashkëpunim me Feron. /Telegrafi/

 

Exit mobile version