Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në konferencë për shtyp tha se deri në ora 13:00 kanë votuar gjithsej 24.87 për qind.
Ai tha se deri në ora 13:00, sipas të dhënave të KSHZ-së, të drejtën e votimit e kanë shfrytëzuar 269.674 persona.
Dalja më e madhe është në Vevçani ku kanë votuar 52.46% të votuesve.
Ndryshe, në rrethin e parë deri në ora 13:00 kishin votuar 237.476 votues ose 20.76 për qind./Telegrafi/